Bënë kërdinë me bankomate, “skifteri” kapet në mes të Tiranës (VIDEO)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 shtetash dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje bankomatës. Mësohet se janë zbardhur 5 vjedhje bankomatesh të ndodhura në qytete të ndryshme.

Policia ka arrestuar shtetasin Ylli Gerra, 31 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu është bërë shpallja në këkim e shtetasve: N. G., 24 vjeç I. G., 30 vjeç I. G., 24 vjeç.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova të mjaftueshme ligjore, se janë autorë të dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura në bankomate.

Njoftimi i policisë

Tiranë -Finalizohet operacioni “Bankomat” Arrestohet një shtetas, tre në kërkim Zbardhen 5 vjedhje bankomatesh të ndodhura në qytete të ndryshme Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqsorë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Bankomat“, në kuadër të të cilit është arrestuar shtetasi: Ylli Gerra, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu është bërë shpallja në këkim e shtetasve: N. G., 24 vjeç I. G., 30 vjeç I. G., 24 vjeç.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova të mjaftueshme ligjore, se janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura: Më datë 30.12.2016, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Novoselë, Vlorë.

Më datë 08.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Berat. Më datë 14.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë Q.S.U.T. Më datë 20.02.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Gjirokastër. Më datë 11.03.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Patos, Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Një automjet i markës “Nissan Yuke”, i cili rezulton i vjedhur në Tetor 2016, në qytetin e Tiranës Dy pajisje prerëse metali me bombula gazi si ato të saldimit.

Disa komplete me vegla pune të cilat dyshohet se shërbenin për hapjen e bankomateve.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së Bankave dhe Arkave të Kursimit“ e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja“, parashikuara nga Nenet 136/2 dhe 134 të Kodit Penal. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu