Berisha paralajmëron Ramën: Mos e prit muajin tjetër se…do të të krehin nga ajo zyrë

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur nga çadra para kryeministrisë,ka paralajmëruar kryeministrin e vendit për një fund të tmerrshëm.

“Neveria dhe padurimi po bëhen të mëdha për të të shporrur aq sa mos prit 18 prillin apo 18 majin se do jetë fundi yt i tmerrshëm. Edi Maska asnjeri në historinë e lirisë nuk ka keqpërdorur pushtetin si ty”,- tha Berisha.

“Ik shpejt, se nuk do vijnë marinsat amerikanë, do vijnë rambot e demokracisë dhe me lecka do të të krehin nga ajo zyrë, nga tuneli, kudo që të jesh futur. Largohu më mirë”,- vijoi ai./shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu