BESA nuk e mbështet kandidatin e BDI-së për kryetar të Kuvendit

Pas vendimit të BDI-së që Talat Xhaferi të jetë kandidat i vetëm i partisë dhe shumicës së re parlamentare për kryetar të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka reaguar Lëvizja Besa duke thënë që Xhaferi nuk ka marrë mbështetjen e kësaj lëvizje.

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë me dije që Besa nuk ka mbështetur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit.

“Lëvizja BESA nuk ka marrë vendim për mbështetjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.
Vendimi i fundit i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA është që BESA ta propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit”, shkruajnë nga lëvizja BESA.

Ndryshe, me zgjedhjen e Xhaferit, Kuvendi i Maqedonisë për herë të parë që nga pavarësia e saj, do të ketë një kryetar shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu