Bien tri daire: Maqedonia, qeveria dhe strategjia

Pasi këtyre ditëve është aktuale strategjia dhe mundësitë e veprimit të subjekteve shqiptare në lidhje me formimin e qeverisë në Maqedoni, ku ata si asnjëherë më parë janë kyç në formimin e kësaj dhe daljes të vendit nga kriza e gjatë dhe e thellë politike, mendoja rreth hapave të ardhshëm të mundshëm dhe mu kujtua se urtësia popullore që moti i ka kënduar këtyre situatave vendimtare. Më shumë nga kjo gjeta në këngën e njohur “bien tri daire” në versionin e kënduar nga e ikona e shqiptarëve të Maqedonisë: Hanife Sejfullahi Reçani. Ndonëse teksti vende vende është aq ashiqare sa që nuk ka aspak nevojë për ndërlidhje dhe shpjegim me aktualitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, prapë poshtë çdo rreshti zgjodha shkurt të japë disa shënime:

(Bien tri dajre moj nano tu tria-t me voj)
Tri dairet e njëjta mund lehtë të lexohen si tre subjektet shqiptare vendimtare për çdo qeveri: BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Kjo këngë në disa versione gabim këndohet se dairet bijnë të tria njësoj kurse origjinali është se të triat bijnë me vaj; dhimbshëm, mu si situatat vendimtare dinë të jenë.

(A se din moj nëna ime se unë nesër shkoj)
Nëse ka nevojë të sqarohet heshtja, shikimi i hutuar, mendimet për të ardhmen dhe krejt tragjikja nga kjo situatë atëherë është ikja dhe shkuarja ajo që i shpjegon të gjitha. Shkuarja në qeveri e cilit do shqiptarë është prapë se prapë shkuarje dhe largim.

(Edhe ti në shkofsh moj bijo të qoftë rruga e mbarë)
Urim për mbarësi dhe sukses, sidoqoftë dhe kujt do qoftë.

(Tu bezdis gjergjefi moj bijo tu mi bo çorapë)
Esenca e shkuarjes është transformimi nga një gjendje në gjendjen për të cilën është kryer ushtrimi. Në këtë rast shkuarja në qeveri është fazë e ardhshme e natyrshme e ushtrimit dhe bërjes politikë, qoftë ajo precize dhe e vyeshme edhe sa puna me gjergjef.

(Çajo derë e huj mori bijo hija shumë e rëndë)
Ka një hije të rëndë qeveria sidomos për partitë shqiptare dhe kjo dihet edhe nga përvoja e mëhershme.

(Sa të jetë ditë e lumja moj bijo ti do të rrish në këmbë)
Është mund dhe punë e lodhshme e sidomos e vazhdueshme.

(Edhe cullëve djepit moj bijo marrish temena)
Konsiston në atë që të rrish gati me shërbim të vegjëlve dhe të medhënjve, pa asnjë përdëllim.

(Kur do të vish te nana jote do të rrish si minder)
Por, tragjikja nuk mbaron vetëm aty dhe është edhe në kthim në shpi tënden. Edhe aty duhet rritë si minder, e patrazuar dhe aspak çlirët.

(Kur do të hahet bukë mori bijo te magjja s’un del
Kur do të pihet ujë mori bijo shtambën s’un e prek )
As gjërat dhe nevojat elementare më nuk janë si më parë para shkuarjes.

(Edhe si gjithë shoqet moj nano ene unë do shkoj)
Proces i pashmangshëm si gjithë partitë dhe subjektet tjera që vijnë e shkojnë, por kryesorja është në nënvizimin:
“Deri sa të jem gjallë moj nano fjalët s’ti harroj
Deri sa të jem gjallë moj nano fjalët s’ti harroj”.


1 Koment

  1. sho dikuni hik se shtaj ka me ardh ligji me ju lip ku jeni me mekrra si tije dhe dajve tu por upni dikun ose bani vetmitje vdekje vehabive selafive dhe si ti por ti mos shit politik patrijotash se je pell sllavi hik uhp ka irani se vet ati ke ven idijot mutti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu