Bild: Erdogan dyshohet se ka kancer

Shumë turq janë ndjerë të shokuar: gjatë lutjes së Bajramit, presidenti Recep Tayyip Erdogan humbi ndjenjat.

63-vjeçari po lutej në xhaminë Mimar Sinan në Stamboll.

Pasi humbi ndjenjat, atë e larguan me barelë.

Por presidenti turk u kthye shumë shpejt dhe tha se ndjehet mirë.

Zyrtarisht ai tha se arsyeja e humbjes së ndjenjave ka lidhje me presionin e gjakut për shkak të diabetit.

Por gazeta më e madhe gjermane, Bild shkruan se spekulohet se Erdogan është i sëmurë me kancer.

Që prej katër vitesh spekulohet se ai vuan nga kanceri.

Në vitin 2011 dhe 2012 ai kreu dy operacione, transmeton mapo.

Zyrtarisht u tha se atij iu hoqën disa polipe të zorrëve.

Por burimet nga salla e operacionit thanë se bëhet fjalë për tumore agresive.

Operacionet ishin të suksesshme, por mjekët thanë se tumoret mund të kthehen herët apo vonë.

Megjithatë edhe fakti që Erdogan vuan nga diabeti, mund të jetë një shkak madhor.

Të sëmurët me diabet e kanë shumë të vështirë të agjërojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu