Bogoevski: Gruevski dhe familja e tij do të përfundojnë në burg

Ish-drejtori i DSK-së Sllobodan Bogoevski, gjatë një interviste për “FOKUS”, ka apeluar qytetarët e Maqedonisë qe të mos frikësohen, pasi regjimi i Gruevskit do të bierë dhe ai do të përfundojnë në burg ose do të largohet nga Maqedonia së bashku me familjen e tij.

“Halkidiki është e lidhur me diçka tjetër. Në bisedat e përgjuara të Mijallkovit, Gruevskit dhe Antonio Milloshovskit ministër i punëve të jashtme, Mijallkovi u paraqit nga hoteli i Halkidit në prani të kriminelëve të njohur grek, të cilët paraqiten si të autorizuar nga qeveria të flasin për ndryshim në emër të parave.

Gruevski gjatë gjithë kohës legjitimitetin e tij të luftëtarit e paraqet për interesat nacionale maqedonase – “emrin nuk e japim”, do ta shihni se si emri mund të jetë mjet të kuponave të lira – shitje, me kriminelët, madje edhe me përfaqësues të shtetit grek.

Ja, kaq nga patriotizmi i Nikolla Gruevskit dhe familjes së tij që sundojnë në Maqedoni”, ka thënë mes të tjerash Sllobodan Bogoevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu