Boksieri shqiptar “dridhë” Francën për Ramushin (FOTO)

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ishte pjesmarrë në protestën e sotme në Colmar të Francës, për ta kundërshtuar gjykimin e padrejtë të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Seferi tha se vlera dhe merita e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të ulet nga asnjë shtet në botë.

“Shumë faleminderit që keni ardhur për ta mbështetur gjeneralin tonë, Ramush Haradinajn. Të gjithë ju bëjmë me dije që mundohen të baltosin UCK-në t’ju bëjë me dije se nuk ka forcë dhe fuqi të na mposhtin. Rroft UCK, rroft…”, ka thënë ai.

Ndryshe, protesta e thirrur nga një grup shqiptarësh para Gjykatës së Apelit në Francë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu