Brenda burgut të Mosulit, ku qindra militant të ISIS-it po vuajnë dënimin (VIDEO)

Shumë burra e të rinj që dyshohet se ishin pjesë e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, janë duke vuajtur dënimin në një burg në Mosul i cili është i mbipopulluar, derisa raportohet se ushtria irakianë ka shkelur të drejtat themelore të njeriut gjatë betejave të ashpra për rimarrjen nën kontroll të këtij qyteti.

Ata dyshohet se ishin militantët të ISIS-it, ndërsa fotografitë e publikuara kanë krijuar bujë të madhe pas deklaratës së një zyrtari ushtarak të Irakut, i cili ka deklaruar se ata nuk janë “qenie njerëzore”.

Ai gjithashtu ka treguar për mënyrën e marrjes në pyetje të një të burgosuri të cilin sipas tij më vonë e “kishte dërguar në ferr”, derisa beson se militantët e ISIS-it që kanë kryer terroriste në këtë vend meritojnë të vdesin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu