Bullgaria dhe Greqia deri te Maqedonia: Për hyrje në BE dhe NATO, duhet respektuar historia

“Vendet e Ballkanit patjetër duhet që ta respektojnë historinë dhe të zhvillohet fqinjësia e mirë, nëse duan të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, kanë thënë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopullos, në takimin e djeshëm në Athinë, njofton Portalb.mk.

Vizita e Radevit në Athinë vjen në kohë kur është rritur fokusi për zgjerim në BE ndaj Ballkanit Perëndimor. Sofja zyrtare më parë kumtoi se njëra nga pikat kryesore të udhëheqjes së tyre me Këshillin e Evropës në vitin 2018, do të jetë që të zgjerohet Unioni.

Pavllopullos, ashtu siç shkruan portali bullgar “Vesti”, ka theksuar se është e nevojshme që të punohet në krijimin e një Evrope të bashkuar dhe të fuqishme, ndërkaq Greqia do ta përkrahë hyrjen e vendeve të rajonit në BE dhe NATO. Megjithatë, ai ka theksuar se ka ende kushte që duhet të plotësohen dhe se fqinjët duhet që ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe arritjet evropiane. Ai, gjithashtu, e ka akuzuar Turqinë për siç tha ai, mosrespektim të vlerave kulturore dhe historike.

“Mospasja respekt ndaj historisë, civilizimit dhe kulturës, tani po dërgon sinjale të këqija. Nuk mundet që të mos respektohet statusi i trashëgimisë kulturore botërore të kishës “Shën Sofja”, tha presidenti, duke aluduar në ngjarjen ku para një jave aty u lexua Kurani.

“Edhe Greqia edhe Bullgaria i mbështesin dh do të vazhdojnë t’i mbështesin këto shtete, megjithatë, duhet që të plotësohen kushtet për anëtarësim. Kushtet shumë rëndësishme për Ballkanin Perëndimore janë ato të fqinjësisë së mirë dhe respektimit ndërkombëtarë të historisë. Ato duhet që të jenë kushte të obligueshme për bisedime për anëtarësim”, tha Radev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu