Burhan Shaban rikthehet pas 5 viteve, prapaskenat e xhirimit të një videoklipi! (VIDEO)

Cdo ditë shohim videoklipe të ndryshme por a e keni menduar se si mund të duket një gjë e tillë prapa kamerave. Për të parë më afër se si realizohet xhirimi i një videoklipit , ne ju sjellim disa incizime të Jukebox Group.Regjisori nga Macedonia po incizon një videoklip për një artist nga Bosnia dhe me një model nga Kosova. Regjisori Xhulian Shabani dha disa mendime se sa e vështirë është të incizosh dhe të zhvillohet një produksion dhe të afirmohet me vlera artistike. Ai theksoi se për të pasur një videoklip të trendeve aktuale duhet të ketë paisje dhe teknologji të fjalës së fundit. Ndërsa këngëtari Burhan Shaban thekson se për punën e regjisorit Xhulian Shabani ka dëgjuar nga një shok i tij. Ai shprehet shumë i kënaqur me punën e grupit, por më së shumti i ka lënë përshtypje puna e Xhulianit me seriozitetin që ka në punë dhe profesionalizmin e tij.Këngëtari Burhan Shaban ka theksuar se i vjen shumë mirë që më në fund ka vendosur që të bëjë një videoklip në Shkup ku ka lindur. Ai tregon për tematikën e këngës që do sjell, e cila është më shumë e karakterit social, bëhet fjalë për njerëzit, jetën e tanishme, dhe për gjykimet që sot i bëhen njëri tjetrit. Kënga është në gjuhën Boshnjake dhe do të transmetohet së pari në Bosne dhe Hercegovinë. Dhe në fund të intervistës Burhan Shaban na pershendeti në gjuhën shqipe.Shiko videon:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu