Cana flet para lamtumirës: Ja pse u detyrova të lë futbollin. Më vjen keq për … (FOTO)

Mbrëmja e sotme për Lorik Canën do të jetë emocionuese dhe natyrisht e paharrueshme. Kapiteni do t’i japë lamtumirën zyrtare Kombëtares në vigjilje të sfidës historike Shqipëri-Itali.

“Kombëtarja ka qenë një faktor bashkimi për të gjithë shqiptarët. Ata kanë qenë gjithmonë me ne, dhe kanë bashkuar gjitha trevat.

Problemet e shëndetit më kanë detyruar që ta lë më herët futbollin”, thekson Loriku.

Për mungesën e “Tifozave Kuqezi”, Cana tha: “Për mua të gjithë tifozët e Kombëtares janë të njëjtë si “Tifozat Kuqezi”, por më vjen keq që sot nuk do të jenë në stadium”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu