Cana rikthehet në Kombëtare?

Lorik Cana pritet të rikthehet në Kombëtare, sigurisht jo më si lojtar, por në rolin e lënë bosh nga Alban Bushi si menaxher.

Ish-kapiteni dhe Ervin Bulku janë kandidatët kryesorë për këtë post. Bulku prej kohësh është bërë pjesë e stafit të Kombëtares, ndërkohë që tani me shumë mundësi edhe Cana do të bëjë të njëjtën gjë.

Cana pak kohë më parë ka marrë dhe licencën B për t’u bërë trajner, teksa e sheh të ardhmen e tij pse jo në rolin e një trajneri të suksesshëm, ashtu siç kanë qenë dhe vitet e tij në futboll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu