Ç’duhet të bëni për t’u dobësuar në zonat ku keni të depozituar dhjamin

Shkenca ka vërtetuar 6 llojet kryesore të mbipeshës dhe shkaqet nga të cilat vijnë depozitimi i dhjamit në zona të caktuara. Shikoni cilës kategori i përkisni dhe çfarë duhet të bëni për ta menjanuar këtë problem:

Mbipeshë nga mbiushqyerja: ky është lloji më i përhapur i obezitetit në botë dhe shfaqet si shkak i konsumimit të tepërt të ushqimeve të pasura me karbohidrate e sheqerna. Për të menjanuar këtë lloj mbipeshe duhet të tregoni kujdes me sasinë e konsumimit të ushqimeve dhe duhet të bëni aktivitet të rregullt fizik.

Mbipeshë për shkak të “stomakut nervoz”: kjo lloj mbipeshe shkaktohet kryesisht nga stresi, ankthi dhe depresioni. Në këto raste gjendja psikologjike nuk ju jep sinjale kur jeni të ngopur dhe hani më shumë seç duhet. Përpiquni të qetësoheni dhe në raste të tilla të hani më shumë fruta e perime.

Mbipeshë nga konsumimi i glutenit: ky lloj obeziteti është më së shumti i pranishëm tek femrat gjatë periudhës së adoleshencës ose menopauzës. Ajo mund të vijë edhe si shkak i çekuilibrit hormonal gjithashtu. Në këto raste duhet të shmangni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë, duhet të ndaloni konsumimin e duhanit dhe alkoolit. Stërvitja do ishte një alternativë e mirë gjithashtu.

Mbipeshë si faktor i metabolizmit: njerëzit që kanë stomak të fryrë “si tullumbace” kanë metabolizëm të dobët dhe e gjithë yndyra depozitohet kryesisht në zonën e barkut. Në këto raste ju duhet të bëni ushtrime specifike për barkun, duhet të ndaloni konsumimin e alkoolit dhe duhet të ushqeheni shëndetshëm.

Mbipeshë si faktor i qarkullimit venoz: kjo lloj mbipeshe zakonisht është e trashëguar gjenetikisht. Ajo ndodh edhe gjatë shtatzanisë apo pas saj. Në të tilla raste përveç mbajtjes së një diete të shëndetshme, ju duhet të bëni dhe ushtrime specifike për pjesën e poshtme të trupit. Vrapimi, ngjitja e shkallëve, biçikleta do ishin një alternativë shumë e mirë.

Mbipeshë e shkaktuar nga pasiviteti: kjo lloj mbipeshe shfaqet në zonat e trupit që kanë qënë shumë aktive në të kaluarën dhe kur e keni ndërprerë tërësisht aktivitetin fizik. /Shendeti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu