Çifti që ka kaluar 96 vite së bashku, kjo është dashuria e përjetshme (FOTO)

Një çift nga një fshat kinez kanë prekur zemrat e mijëra njerëzve, pasi zbuluan dashurinë e tyre 96-vjeçare për publikun.

Gruaja 103 vjeçe u shpërngul te burri i saj 102 vjeç kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe pasi prindërit e saj vdiqën, raporton Huanqiu.

Gruaja ndoqi një rregull tradicional, i cili nënkuptonte se nëse ajo ishte adoptuar nga një tjetër familje, më vonë do të duhej të martohej me njërin nga djemtë e familjes, transmeton Gazeta Express.

Fotografitë nga mediat kineze shfaqin çiftin, që jeton në një fshat kinez, duke u kënaqur me jetën e tyre të thjeshtë.

Ata janë parë duke u mbajtur për dore, duke ecur bashkë dhe duke u ulur së bashku jashtë shtëpisë së tyre. Fotografitë tregojnë gjithashtu se çifti gatuajnë së bashku dhe nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri.

Sipas raportit, Wei Basao ishte adoptuar kur ishte vetëm 6 vjeçe. Ajo ishte dhënë tek një familje si pjesë e një tradite të vjetër kineze, ku ajo më vonë do të duhej të martohej me njërin mashkull të familjes.

Çifti ka treguar se kur ishin të rinj ishin shumë të varfër, por pavarësisht mungesës së parave, gruaja ishte trajtuar mirë nga familja e saj e re dhe gjithmonë kishte pasur ushqim për të ngrënë.

Çifti jetojnë një jetë të thjeshtë dhe kanë pesë djem dhe një vajzë. Ata kënaqen duke ecur nëpër fshat, dorë për dore me njëri-tjetrin. Fshatarët thonë se ata kanë jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu