Cilat detaje i vërejnë meshkujt në takimin e parë?

Me siguri që secila femër dëshiron të dijë se çfarë i rrotullohet në kokë partnerit gjatë njohjes.

Epo ja një pjesë e atyre gjërave të cilat me siguri i mendon.

#Përse flet ashtu?

Shumica e meshkujve detektojnë tre lloje të zërit femëror: i thellë, i lartë dhe zëri “flas me ton fëmijëror sepse mendoj se kështu jam më simpatike”. Për disa meshkuj ky ton i fundit i zërit me të vërtetë u është simpatik, ndërsa të tjerat i refuzojnë.

#Përse më buzëqesh?

Secili mashkull dëshiron të jetë në shoqërinë e një femre me disponim të mirë, por secili do ta kishte pyetur veten se cila është arsyeja përse qeshni. A jeni vetëm e sjellshme apo ka diçka më shumë?

#Çfarë është ajo që e mban?

Ekzistojnë dy mundësi: ose i keni lënë përshtypje ose pyet veten çfarë është ajo që mbani dhe pse e keni veshur atë?

#A ka sens humori?

Pa tjetër që ai për veten e tij është i sigurtë se ka sens humori, pa marrë parasysh a është kjo e vërtetë apo jo. Por nëse mundohet të jetë i mprehtë dhe ju nuk e kuptoni, vështirë që do të krijoni lidhje serioze.

#Çfarë shikoni?

Nëse shihni kah ekrani televiziv, kjo gjë e bën të mendojë se po mërziteni, por nëse nëse e keni kthyer shikim kah dera do të mendojë se mezi prisni të ikni.

#Përse më prek?

Çdo mashkull do të kënaqej nëse ia prekni dorën apo shpatullën gjatë bisedës. Por, nëse kur bisedoni e prekni në ndonjë vend të papërshtatshem ose e shponi, besoni se nuk do t’i lini përshtypje të mirë.

#Çfarë është ky makijazh?

Disa meshkuj preferojnë pamje natyrale, ndërsa të tjerët kënaqen duke i shikuar buzët e kuqe të vajzës me të cilën janë në takim. Por, secili mashkull do ta vërejë se a ka ose jo makijazh në fytyrën tuaj dhe do të krijojë ndonjë mendim për ju.