Cili është dallimi në mes dashurisë së shëndoshë dhe asaj jo të shëndoshë?

Është fakt se ekzistojnë dy lloje të dashurisë dhe lidhjeve, dhe ato janë: e shëndoshë dhe jo e shëndoshë. Është e pa diskutueshme se që të dyja kanë një ndikim të madh në gjendjen tuaj, gjumit të qetë, stresit…

Gjithmonë është e sugjerueshme të njihen kufinjtë dhe të mbahet parasysh kur një dashuri ose lidhje kthehet në diçka e cila nuk është e mirë për shëndetin tonë.

Shihni se si dallohet dashuria e shëndoshë nga ajo jo e shëndoshë.

Dashuria jo e shëndoshë

Kjo dashuri është e pa fuqishme dhe vetjake. Tek ajo nuk ekzistojnë kufinjtë. Është e vërtetë se dashuria jo e shëndoshë është e pa kushtëzuar, por sidoqoftë në një farë mënyre është e kushtëzuar. Ajo është e pa përgjegjshme, e papjekur dhe e varur. Pas saj qëndron një dëshpërim i cili shkakton manipulime.

Dashuria jo e shëndoshë është një lloj garimi, heshtje e pafund dhe goditje të forta në zemër, të cilat me kalimin e kohës mezi i durojmë. Ajo është e dukshme.

Dashuria jo e shëndoshë inkurajon krijimin e shpresave të rrejshme dhe e lë me një anë pjekurinë dhe rritjen, si atë personal poashtu edhe atë të përbashkët.

Dashuria jo e shëndoshë është si drogë.

Dashuria e shëndoshë

Kjo dashuri është një përzgjedhje. Ajo është një gjë për të cilën vetë vendosim se kujt do t’ia dhurojmë. Natyrisht se edhe tek ajo ekzistojnë kushte, por atë e zhvillojnë dhe e forcojnë karakterin tonë.

Dashuria e shëndoshë është e fortë dhe e pavarur. Ajo është e durueshme dhe dashur. Për atë nevojitet përgjegjësi e madhe, e cila përfshin komunikim në të gjitha nivelet. Ajo e ndërton besimin dhe e nxit rritjen dhe zhvillimin, si atë persona poashtu edhe atë të përbashkët.

Dashuria e shëndoshë është e rrallë, por prap se prapë është e mundur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu