Çiljeta sqaron më në fund lidhjen me Albanin

Është përfolur aq shumë për historinë e Çiljetës me Alban Hoxhën, saqë mund të bëhej lehtësisht një telenovelë me ata të dy personazhe.

Ata nuk e pohuan asnjëherë se ishin në një lidhje, por as nuk e mohuan.

Gjithsesi, Çiljeta pa treguar shumë detaje, është shprehur se jeta private vazhdon të jetë shumë e lumtur.

“Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time”,-është shprehur Çiljeta.

Ajo ka folur edhe për unazën që mban në gishtin e fejesës. U aludua se mund të ishte fejuar, por Çiljeta ka treguar se ajo unazë mban të shkruar poshtë Fernando shkruan Class.

“S’ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan, “Fernando”, tregoi këngëtarja.

Ndërsa sa i përket këngës së fundit “Pa ty jetoj” që u mendua se ishte një dedikim për Alban Hoxhën, Çiljeta shkurt dhe saktë përgjigjet kështu.

“Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë”, përfundoi Çili. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu