Çka po ndodh me Andres Iniestan?

Andres Iniesta nuk e ka përjashtua largimin nga Barcelona në fund të sezonit
Kapiteni Barcelonës, Andres Inesta ka kontratë me gjigantin nga La Liga deri në fund të sezonit 2017/2018.

Por, spanjolli nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë të luajë për klubin nga Katallunia, përcjell Express.

“Tani për tani unë ende nuk kam nënshkruar një kontratë të re. Unë kam shumë ndjenja të çuditshme për herë të parë, por mendoj se kjo mund të jetë normale”, ka deklaruar ai.

“Ky është një skenar, që ndoshta tre vjet më parë, kurrë nuk do të kisha imagjinuar. E pyes ndonjëherë veten për te ardhmen time, ndërsa më herët nuk e kam bërë”, ka theksuar ai. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu