Çmendet pas shqiptarit nga Kosova, nuk do e besoni çfarë ka bërë nëpunësja zvicerane

Një nëpunëse zvicerane e cila punonte si kontabiliste e një firme në Klettgau, i ka marrë 761 mijë franga firmës ku punonte, duke i bërë 204 dërgesa të veçanta vetes dhe bashkëshortit të saj, një shqiptari nga Kosova.

Paratë tashmë janë shpenzuar të gjitha dhe se një pjesë e tyre i ka kaluar familjes së bashkëshortit të saj në Kosovë.

Nëpunësja 55 vjeçare është shpallur fajtore për përvetësim të shumëfishtë të padrejtë, favorizim të kreditorit, larje parash etj.

Ndërkohë ajo është shpallur e pafajshme sa i takon akuzës për dëmtim të kreditorëve përmes zvogëlimit të masës pasurore dhe akuzës tjetër për sigurimin e një certifikate të rreme.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i nëpunëses është dënuar me 13 muaj me kusht dhe një gjobë prej 1200 frangash, përcjell “albinfo.ch”.

Këtë dënim e ka marrë për larje të shumëfishtë të parave, armëmbajtje pa leje, konsum kokaine, ngasje të biçikletës në gjendje të dehur dhe shfrytëzim të transportit publik pa biletë. Ai bart shpenzimet procedurale në shumën prej 2500 frangash.

Një lirim nga akuzat është shqiptuar ndaj nënës 80 vjeçare të gruas së dënuar. Megjithatë, trupi gjykues nuk ka qenë unik sa i përket lirimit.

Njëri nga gjyqtarët ishte për dënim të saj me argumentin se ka nxitur të bijën për të kryer përvetësimin e padrejtë, ndërsa dy të tjerët ishin kundër. Sigurisht, ka mbizotëruar parimi i njohur juridik: në rast dyshimi vendoset në favor të të akuzuarit.

Trupi gjykues ka konstatuar se vepra penale e larjes së parave si te gruaja ashtu dhe te burri është dëshmuar së paku sa i përket shumës prej 176 mijë frangash të cilat janë dërguar në Kosovë. Për to pra ka dëshmi.

Si nëpunësja ashtu dhe bashkëshorti i saj e kanë pranuar padinë civile të firmës së dëmtuar për të kthyer shumën prej 761 mijë frangash të parave të përvetësuara.

Por tani per tani ata nuk kanë asnjë lek dhe janë të papunë, kështu që larja e borxhit duket të jetë shumë e vështirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu