CNN: Çfarë ndodh nëse në ditën e inagurimit vritet Trump, Pence dhe Ryan? (VIDEO)

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, vriten ditën e inagurimit?

Këtë pyetje e sqaron rrjeti CNN në një material të publikuar dje që merr parasysh më të keqen.

Radha i vjen Paul Ryan, kreu i Kongresit, mandej kreut të Senatit, të gjithë të pranishëm në ceremoni.
Po sikur të gjithë të vriten?

Protokolli i transferimit të pushtetit parashikon që përzgjedhja të fillojë nga një prej sekretarëve. Mirëpo sekretari i Shtetit Kerry jep dorëheqjen para inaugurimit.

Në këtë rast, siç sqaron CNN ka një “të mbijetuar të paracaktuar” i cili pikërisht për kësi rastesh nuk merr pjesë në ceremoni.

Materiali është sqarues, por njësoj si lajmet e herpashershme të rrjeteve të ndryshme për vdekjen e Trump në detyrë, nuk është pritur edhe aq mirë. /Indeksonline

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu