Cristiano Ronaldo dhuron gjak për të shpëtuar jetë (FOTO)

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo e ka dëshmuar disa herë vetën e tij në kauzat bamirëse.

Pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, portugezi ka ndarë një pjesë nga trupi i tij për bamirësi.

Ronaldo dhuroi një qese plasma të gjakut si ndihmë për personat në nevojë.

“Motivimi! Kjo qese e plazmës mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës. Ndani një autobiografi që dhuron për të frymëzuar të tjerët!”, është shprehur 32-vjeçari, teksa mbante në duar qesen që do ta dhuronte për bamirësi.

Kujtojmë që Ronaldo është njëri ndër futbollistët e vetëm që refuzon të bëjë tatuazhe, vetëm e vetëm për të dhuruar çdo vit gjak për ata që kanë nevojë.

Javë më parë, futbollisti dhuroi edhe paratë nga shitja e një “Topi të Artë” për familjet që janë prekur nga tërmeti. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu