Daçiç tregon se përse agjenti serb ndodhej në kuvend më 27 prill

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka rrëfyer për praninë e përfaqësuesit të Agjencisë Informative të Sigurimit Goran Zhivaleviç, i cili ishte i pranishëm mbrëmjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton ‘utrinski vesnik’.

“Agjenti i cili ka qenë i pranishëm në Kuvend natën e sulmit, nuk ka shkelur asnjë protokoll diplomatike, por ai ka bërë vetëm detyrën e tij”, ka thënë Daçiç. “Nuk ka marrë pjesë në vepër penale, vetëm ka raportuar për situatën në Maqedoni pasi që Serbia duhet të dijë se situata do ndikonte në interesat nacionale dhe shtetërore”, ka thënë Daçiç.

Ministri serb shtoi se natën e sulmit, në Kuvend nuk ka pasur asnjë shtetas serb./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu