Dalin rezultatet e referendumit: Kurdët drejt pavarësisë

Kanë dalë rezultatet e para nga referendumi për pavarësi i popullatës kurde në Irak.

Sipas rezlultateve populli kurd ka votuar për tu ndarë nga Iraku e për të formuar një shtet të pavarur që më shumë mundësi do të quhet Kurdistan,shkruan albeu.com.

Sipas numërimit të votave del se mbi 90% e votuesëve kanë votuar pro referendumit. E megjithatë vlen të theksohet se procesi i numërimit po vazhdon.

Referandumi i sotëm u bë në qytetet Erbil, Suleymaniye, Ninova Ovasi, Hanekin, Akre, Gulala, Zaho, Karatepe, Cebare, Soran, Mahmur, Amediye dhe Duhoa.

Nga ana tjetër ushtria turke ka filluar manovra të pvrbashkëta ushtarake me ushtrinë e Irakut. Ende nuk ka sinjale të forta se do të fillojë lufta me popullatën kurde por të gjitha mundësitë janë mbi tavolinë./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu