Davutogllu: Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk (VIDEO)

Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, ditën e dytë të vizitës së tij e filloi me një vizitë në Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në Tetovë, ku u mirëprit nga aktivistë të kësaj shoqate. Pas takimit, mysafirit i është dhuruar një foto ku portretizohet Xhamia e Larme në Tetovë, ndërsa më pas, profesori Ahmet Davutogllu gjithashtu ka vizituar edhe Universitetin e Tetovës, ku u takua me udhëheqësit e këtij institucioni. Davutogllu mbajti edhe një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Tetovës, ku tha se e ndjen veten si pjesë e stafit akademik të UT-së. Ish kryeministri Davutogllu, duke u përgjigjur në pyetjen e studentëve për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve, theksoi se kur bëhet fjalë për këtë miqësi, zakonisht supozojmë se bëhet fjalë për dy grupe.

Ahmet Davutogllu, ish-kryeministër
“Nëse vini në Turqi, do t’i shihni turqit dhe shqiptarët të jetojnë në një familje. Andaj, nuk do t’i referohem çështjes shqiptaro-turke ndaras. Turqit dhe shqiptarët janë një familje, vetëm një familje. Ndonjëherë thuhet se ka dy apo tre shtete shqiptare. Jo, edhe Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk”.

Davutogllu gjatë fjalimit të tij tha se preferojnë paqë mes kombeve të ndryshme në Ballkan, por theksoi se nëse shqiptarët përjetojnë vuajtje, turqit këtë e ndjejmë në zemrat e tyre.

Ahmet Davutogllu, ish-kryeministër
“Ka një dallim, nëse fjalët dalin nga goja juaj drejt veshit të ndonjë personi tjetër, ju keni nevojë për përkthyes. Nëse ndokush vlet nga zemra, drejtuar zemrave, fare nuk keni nevojë për përkthyes. Kur vij në Tetovë, në qytetet Ballkanike, kur takohem me kolegët shqiptarë, me motrat dhe vëllezërit, flas nga zemra, drejtuar zemrave”.

Pasi përfundoi ligjëratën në Universitetin e Tetovës, Davutogllu vizitoi Xhaminë e Larme, ku edhe ka falur namazin e drekës. Ai gjithashtu vizitoi edhe teqenë ‘Arabati’, dhe Fondacionin ‘Throni’.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu