De Rossi vjen me një përshëndetje speciale për shqiptarët (FOTO)

Vazhdojnë “përshëndetjet” me shqiponjë nga yjet italianë për shqiptarët.
Pas Gianluigi Buffon, një gjë të tillë e ka bërë edhe mesfushori i Romës, Daniele De Rossi.

Një tifoze shqiptare ka bërë një foto me të, duke formuar shqiponjën, përcjellë “lajmi.net”.

Fotoja është postuar në Facebook dhe tashmë po shpërndahet gjithandej.

Kujtojmë që De Rossi tha fjalë të mëdha për popullin shqiptar edhe pas ndeshjes të së premtes, duke i konsideruar kuqezinjtë si miq historik. /Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu