DEASH merr përgjegjësinë për sulmin në Manchester

Organizata terroriste DEASH ka marrë përsipër sulmin në sallën e koncerteve Arena në Manchester të Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Një llogari në rrjetet sociale e cila njihet si e organizatës terroriste, ka publikuar mesazhin se një person ka përdorur më shumë se një bombë në këtë sulm.

Si pasojë e një sulmi në sallën e koncerteve Arena në veri të qytetit Manchester, të paktën 22 persona kanë humbur jetën në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, ndërsa 59 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zyrtarët e policisë vendase deklaruan se sulmuesi vdiq gjatë shpërthimit.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu