Defekt në aeroplan, çfarë po ndodh me Ramën dhe delegacionin shqiptar?

Delegacioni shqiptar, sëbashku me Kryeminisrin Edi Rama nuk ka mundur të vijë sot drejt Shqipërisë.

Bëhet e ditur se shkak për këtë është bërë një avari që ka pësuar aeroplani i linjës Singapor-Frankfurt, në të cilin ishte parashikuar të udhëtonte delegacioni i qeverisë shqiptare.

Për këtë arsye, delegacioni shqiptar ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit.

Sipas parashikimeve, avioni duhet të ishte nisur rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar dhe avioni është kthyer në aeroport.
Për këtë arsye, delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë për shkak të avarisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu