Definitivisht edhe këtë vit do të ketë testim ekstern për nxënësit në Maqedoni

Shumica e re parlamentare nuk do ketë mundësi të ndalojë për këtë vit testimin ekstern të nxënësve, i cili fillon të realizohet më 5 qershor. Kështu deklaron ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, i cili tha se shumica parlamentare e ka të gatshëm propozim-ligjin për të ndaluar tekstimin ekstern, por ai nuk ka mundësi të hyjë në fuqi në afatin e duhur.

“Unë po ashtu kam bërë apel që nxënësit dhe prindërit, po ashtu edhe arsimtarët të përgatiten sepse tashmë datat veçmë janë caktuar, fillimi do të jetë më 5 qershor. Një apel i im shkon edhe deri tek grupi parlamentar, që të përshpejtojnë edhe ligjin me mënyrë të shkurtuar, megjithatë për shkak të rrethanave politike unë kam bërë apel që të përgatiten nxënësit, në mëyrë sa më të relaksuar, nuk kanë nevojë që të kenë stres për shkak se si do të jetë situata tash. Në mot ne nuk do të kemi test ekstern sepse do të ndërpritet”, ka thënë për TV21, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.

Sipas tij, ndalimi i testimit ekstern për këtë vit mund të ndodh vetëm nëse ligjin për ndalimin e tij e sjell në kohë parlamenti.

“Tash për shkak të rrethanave dhe për shak të procesurave ligji do të duhet të kalonë, mirëpo derisa të hyjë në fuqi do të duhen disa ditë, të kalojë në gazetën zyrtare dhe kështu em radhë. Nëse arrin grupi parlamentar të proceson brenda afatit kohor ligjin atëherë ok, nëse jo atëherë mesiguri do të ketë tekst ekstern për këtë vit, në mënyrë sa më të relaksuar dhe pa stres”, theksoi Lutfiu.

Njëri nga premtimet kryesore të LSDM-së në fushatën parazgjedhore por edhe pas zgjedhjeve ka qënë heqja e testimit ekstern. Madje, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sapo mori mandatin për formimin e Qeverisë, deklaroi se ligjin për ndalimin e testimit ekstern e kanë gati dhe do ta përshpejtojnë sjelljen e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu