Deklarata shokuese e Edi Ramës: Do arrestohen edhe ministra (FOTO)

Policia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se kishte vënë në pranga 3 specialistë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”, të cilët administratorja e një biznesi në Spille të Kavajës, i kishte denoncuar tek kryeministri Edi Rama.
Ndërsa pas njoftimit, Rama publikoi videon e arrestimit të tyre, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që bien pre dhe u merren lekë nga punonjësit e administratës, t’i denoncojnë.

Ndërsa, të shumtë kanë qenë komentuesit që i kanë kërkuar kreut të qeverisë që të arrestojë edhe ministrat apo krerët e bashkive që përfshihen në afera korruptive.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës, i cili është shprehur qartë se do të futen në burg çdokush që abuzon me detyrën, duke përfshirë edhe ministra apo zyrtarë të lartë të qeverisë.

Debati në Facebook

KOMENTUESI 1: Nje pyetje kisha une: Keta horra, keta kriminele, keta

EDI RAMA: Pyetja jote eshte shume interesante Era po s’ka asnje lidhje me faktin qe keta dolen nga puna dhe u nisen per aty ku e kane vendin!

KOMENTUESI 2: Zere nga ata qe ke ne krah nga ministrat e tu kryebashkiaket e tu. Jo nga keta piskurriqet

EDI RAMA: Po pse apo se keshtu ke qejf zotrote! Keta u kapen keta u zune, kush kapet me ate e zeme

KOMENTUESI 3: Zoti kryeminister.Ne cdo hallk te administrates, ne cdo pozicion pune qe qarkullojne vlera monetare ke te tille njerez.Punonjes te tatim taksave qe me 1 vit ‘pune’ kane ven pasuri sa per gjithe jeten.

EDI RAMA: Duhen pastruar me fshesen e bashkeqeverisjes me popullin! Sikur te gjithe te benin ate beri zonja qe i coi ne pranga keta te paudhe, do zhdukeshin brenda 24 oresh!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu