Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë, ja si duket brenda (FOTO)

Nëse doni të dini se çfarë ëndërrojnë miliarderët, atëherë shihni këtë shtëpi. Ajo është vlerësuar si shtëpia më e shtrenjtë në SHBA dhe kushton 250 milionë dollarë.
Vila është 3500 metra katrorë dhe është ndërtuar nga Bruce Makowsky.

Vila ka një mobilim luksoz, 12 dhoma gjumi, 21 banjo, tre kuzhina, një pistë bowlingu, një kinema, një pishinë olimpike dhe lokalin e vet.

Po ashtu shtëpia ka edhe një dhomë ëmbëlsirash të mbushur me 200 mijë dollarë ëmbëlsira shkruan Forbes, raporton Telegrafi.

Shtëpia ka 130 vepra arti dhe një pistë për helikopterin. Po ashtu ajo ka një koleksion makinash me vlerë 30 milionë dollarë.

Nëse e blini shtëpinë, shtatë persona do të punojnë për ju me pagën e paguar për dy vite.

Pronari i shtëpisë ka treguar se janë disa të interesuar për ta blerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu