Demiri: Shqiptarët asnjëherë s’kanë kërkuar të jenë lypsarë (VIDEO)

Alajdin Demiri, politolog dhe ish diplomat në intervistën e tij për Lajm TV pohon se elitat politike shqiptare janë sjellë konform nevojave të VMRO-DPMNE-së, nevojave të pushtetit.

“Kanë qenë kooperues të pakuptimtë të pushtetit. E patën MO-në dhe nuk krijuan instrumente të inicojnë Marrëveshjen e Ohrit, që do të thotë se partitë politike shqiptare nuk ditën ose nuk deshën ta realizojnë MO-në, për arsye se marrëveshjet prodhojnë instrumente ose ligje që me automatizëm legalizohen dhe plotësohen. Mirëpo, partitë politike u nisën në një rrugë tjetër, krijuan sektorin për marrëveshje, takimet me liderë, u reduktua demokracia në takime të katër njerëzve të cilët bisedonin, por askush nuk e dinte se çka bisedohej”, tha për Lajm Demiri.

Sipas tij, nga përgjimet aty nuk është bërë shumë politikë, por është bërë ndarja dhe pjesëmarrja në krimet e organizuara.

“Partitë politike shqiptare i kanë shërbyer VMRO-DPMNE në instalimin e regjimit të vet, duke marr pjesën e vet në politikbërje. Por kjo pjesë ka qenë krimi dhe paratë dhe jo proceset politike. Prandaj edhe jemi në këtë gjendje… shteti është në bankrot, por s’ka kush ta shpallë bankrotin. Kjo është politika që kanë udhëheqë partnerët e koalicionit gjithmonë duke u udhëhequr nga ajo se çka përfitojnë ato”, deklaroi Demiri.

“Merreni me mend tani u krijua një elitë e parazitave- të rrish në shtëpi e të marrish rrogë, nën pretekst të punësimit, nën pretekst të avancimit të çështjeve shqiptare”, ishte decid Demiri.

Nga këndvështrimi i Demirit, shqiptarët asnjëherë s’kanë kërkuar të jenë lypsarë.

“Në të vërtetë këta e thyejnë korrizin e një rinie, e cila në kohën kur duhet të bëjë projekt- të punësohet, të krijojë ardhmërinë e vet e transformojnë në lypsar të cilët varen prej BDI-së se sa para do të marrin dhe t’i këndojnë këngë dhe t’i falënderojnë VMRO-në”, theksoi Demiri.

“Nëse Zaev me 69 votat e veta e shpallë kryetarin e parlamentit në këto rrethana dhe e bënë zgjedhjen e Qeverisë kjo është mirëseardhje në konflikt, për arsye se VMRO nuk do ta pranojë këtë parlament dhe qeverinë. Dhe sipas meje, ky skenar e fut Zaevin në nxitës të konfliktit. Nuk mendoj në luftë të organizuar, por konflikt në parlament ose me protestuesit. Nga ana tjetër Zaev ka edhe një frikë, që nga fillimi i krizës BDI tërë kohën e luan lojën e VMRO-së. Këtë garancion LSDM nuk e ka as prej Lëvizjes Besa e më së paku prej BDI-së. Kriza do të përfundojë kur VMRO do të vendose dhe kur do të afrohen zgjedhjet lokale, kur do të fillon mosfunksionimi i komunave dhe kur do të ballafaqohet Gruevski me popullin”, përfundoi intervistën e tij Demiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu