Deputeti turk provokon Greqinë: Do ta ngre flamurin turk në ishujt grekë dhe flamurin grek do t’ua dërgoj me postë

Deklarata e tij vjen pasi Turqia ka ngritur pretendimin se i takojnë 25 ishuj grekë.
Rriten tensionet mes Turqisë dhe Greqisë.

Pas debateve në distancë mes ministrave është një deputet turk që i hedh benzinë zjarrit.

Është deputeti i Partisë Republikane Popullore Tanzu Ozkhan që provokon.

“Do të ngre flamurin turk në 18 ishuj grekë dhe flamurin grek do ta nis në Athinë me postë”, ka deklaruar ai, shkruan media greke “Tornos neës”.

Deklarata e tij vjen pasi Turqia ka ngritur pretendimin se i takojnë 25 ishuj grekë.

Ende nuk ka një reagim nga Greqia lidhur me deklaratën e deputetit turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu