Djali nën efektin e alkoolit godet me shkelm vajzën duke e hedhur nga shkallët e metrosë (VIDEO)

Një djalë i alkoolizuar në Gjermani goditi me shkelm dhe hodhi nga shkallët e metrosë një vajzë e cila ishte në punën e saj.

Kamerat e sigurisë në nja stacion metroje ne Neukolln të Berlinit, kanë kapur momentin kur një i ri i papërgjegjshëm i cili kishte në dorë një shishe alkoolike ka goditur dhe ka hedhur nga shkallët vajzën e cila ishte duke ecur.

Vajza e lënduar është marrë nga persona që ndodheshin afër dhe është dërguar në spital me dëmtime në fytyrë.

Ajo që bie në sy është se personi nën efektin e alkoolit ishte i shoqëruar me një grup të rinjsh që panë të ndodhte çdo gjë para syve të tyre, pa lëvizur qoftë edhe gishtin më të vogël për të ndihmuar vajzën, përkundrazi, njëri nga ‘ta kthehet dhe merr shishen e lënë pas nga shoku i tij.

Ndërkohë policia është duke kërkuar autorin e këtij veprimi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët po hetohen për plagosje të rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu