Djali që iu nënshtrua transplantit në zemër, vdes ditën e parë të shkollës

Prindërit e Peyton West, kurrë nuk kishin menduar se dita e tij e parë e vitit shkollor, do të ishte edhe e fundit.

Peyton, 13 vjeçar, u operua në mars të këtij viti, ku iu nënshtrua transplantit të zemrës. Prej asaj kohe për 5 muaj me radhë ai kishte jetuar një jetë normale, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Kishte zbuluar dashurinë e tij për sportin, dhe filloi të luante edhe vet.

Ai u zgjua shumë i lumtur në mëngjes, dhe shumë i emocionuar që do të fillonte shkollën, bën të ditur CNN. Atë e dërgoi në shkollë vëllai i tij i madh, mirëpo para se të arrinin te shkolla, ai thoshte se nuk ndihej mirë, dhe u dërgua tek motra medicinale të shkollës, dhe më pas në spital.

Doktorët t kishin thënë nënës së tij se zemra e tij kishte filluar të mos punonte, dhe pas dy orëve e gjysmë operim, ai vdiq në spital.

Peyton West kishte lindur me sindromin Hipoplastike të anës se majtë të zemrës, dhe kjo do të thotë se ai kishte vetëm pjesën e djathtë të zemrës.