Djali i Ronaldos shënon gol fantastik nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Me një sens dhe stil të ngjashëm me babain e tij, talenti i ri ka treguar aftësinë e tij me një goditje të jashtëzakonshme gjatë një ndeshje të të rinjve.

Cristiano Ronaldo mund të ketë mahnitur të gjithë me hettrikun e tij të martën duke dërguar Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, përderisa ylli portugez dhe fituesi i Topit të Artë është në top formë aktualisht, duket se edhe ai mund të jetë i shokuar nga të bëmat e të tjerëve.

Pak ditë pas performancës heroike në Bernabeu, 32 vjeçari tregoi se talenti për futboll është trashëgimi familjare kur postoi një video në Instagram të djalit të tij duke realizuar një gjuajtje të lirë.

Pasi e fitoi gjuajtjen e lirë, Cristianoi Jr kopjoi qëndrimin e babait të tij dhe stilin, duke e dërguar kështu edhe topin në rrjetë.

Një gjuajtje e shkëlqyer kjo që la të mahnitur edhe 32 vjeçarin duke postuar videon me çka shprehu edhe krenarinë.

“Sa krenar me njeriun tim të vogël. Çfarë goli!”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij në Instagram.

Mbetet të shihet a do ta ndjekë Cristiano Jr karrierën e babait të tij, për t’u bërë prej më të mirëve në botë.

so proud of my little man❤️what a goal??⚽️siii

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu