Djaloshi që kërkoi nga familja t’ia sjellin një hoxhë, që t’i përgjigjej tri pyetjeve “konfuze” të tij

Një djalosh i ri udhëtoi larg vendit për të mësuar. Qëndroi një kohe të gjatë dhe pasi qe u kthye ne shtëpi kërkoi nga familja t’ia sjellin një hoxhë, qe t’i përgjigjej tri pyetjeve “konfuze” të tij. I'a sollën një hoxhë dhe në mes tyre u zhvillua kjo bisedë:

Djaloshi: Kush je ti dhe a ke mundësi t’i përgjigjesh tri pyetjeve te mia?
Hoxha: Unë jam rob prej robërve të Allahut dhe me lejen e Tij do t’iu përgjigjem pyetjeve tua.
Djaloshi: A je i sigurtë ngase shumë të tjerë para teje kanë dështuar në përgjigje.

Hoxha: Do të mundohem dhe me ndihmën e Allahut do të përgjigjem!
Djaloshi: Unë kam tri pyetje:

1. A ekziston në të vërtetë Allahu, dhe nëse po, atëherë ma trego pamjen (formën) e tij?
2. Çfarë është Kadaja dhe Kaderi?
3. Nëse djalli është i krijuar prej zjarrit atëherë përse ai të ndëshkohet në të, kur zjarri nuk ndikon në të?

Hoxha i ra një shuplakë të fortë në fytyrë.
Djaloshi duke fërkuar faqen nga dhimbja i tha hoxhës: Përse më godite? Përse u hidhërove prej meje?
Hoxha: Nuk jam hidhëruar por ajo e rënë është përgjigje e tri pyetjeve tua.
Djaloshi: Si, nuk po të kuptoj?
Hoxha: Çfarë ndjeve pas goditjes?
Djaloshi: Dhimbje natyrisht.
Hoxha: A beson se kjo dhimbje ekziston?
Djaloshi: Po, normal.
Hoxha: Ma trego formën e dhimbjes?
Djaloshi: Nuk kam mundësi.
Hoxha: Kjo është përgjigja ime e pare. Ne të gjithë ndiejmë ekzistimin e Allahut por nuk mund ta shohim.
Hoxha vazhdoi ta pyesë: Mbrëmë a pe në ëndërr se unë do te godas në fytyrë?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: A ke imagjinuar se unë sot do të bie shuplakë në fytyrë?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: Ky është Kadaja dhe Kaderi.
Hoxha: Dora me të cilën të godita prej çka është krijuar?
Djaloshi: Prej dheut.
Hoxha: Po fytyra jote?
Djaloshi: Prej dheut gjithashtu.
Hoxha: Çfarë ndjeve pasi që të godita?
Djaloshi: Dhimbje.
Hoxha: Mire, djalli edhe pse është i krijuar prej zjarrit ai do të ndjejë dhimbje në të, siç ndjeu fytyra jote prej dheut nga rënia e dorës sime po ashtu e krijuar prej dheut.