Doni të dini nëse jeni përgjuar, dërgojini kërkesë PSP-së

Është rritur numri i qytetarëve që dërgojnë kërkesa në Prokurorinë Speciale Publike, për të mësuar nëse kanë qenë shënjestër e skandalit të përgjimeve apo jo.

“Deri më sot kemi pranuar gjithsej 81 kërkesa që qytetarët janë të interesuar nëse numrat e tyre të telefonit ishin pjesë e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve.

Kërkesat në lidhje me të janë 245 numra të telefonit. Me këtë rast shfrytëzojmë rastin që të informojmë publikun se çdo person i interesuar mund të dërgojë kërkesë me shkrim në Zyrën e kësaj Prokurorie Publike e cila do të tregojë nëse numri i tyre i telefonit dyshohet si pjesë e përgjimeve të paligjshme.

Në kërkesë duhet të vendoset edhe emri i individit i cili ka përdorur këto numra telefoni dhe duhet të vendosen informacionet për kontakt me personin.

Kërkesat mund të dorëzohen personalisht, me postë ose përmes mjeteve elektronike”, kanë bërë të ditur nga PSP-ja.

Sipas PSP-së, do të pranohen të gjitha kërkesat e paraqitura nga qytetarët dhe më pas do të njëftohen për rezutatin e hetimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu