Doni të udhëtoni nëpër Evropë me avion privat dhe falas? Ja mundësia

Behxhet Pacolli, miliarderi shqiptar nga Kosova ka bërë një ofertë për të rinjtë të cilët janë ndjekës të tij në Facebook. Ai i ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në një konkurs ku do të përzgjidhen disa të rinjt që do të bëjnë një udhëtim 2-3 ditor në Europë me shpenzime krejtësisht të mbuluara nga Pacolli.

“Miqtë e mi, duke qenë se vetë nuk i kam patur mundësitë e mira në rininë time, unë e di çfarë do të thotë mungesa e tyre. Dhe rinia jonë e sotme, e mrekullueshme, për mua vlen shumë, dhe meriton çdo gjë. Andaj, kam menduar që me rastin e 28 nëntorit t’i përzgjedhi disa fansa, që do të udhëtojnë së bashku me mua, nëpër Evropë, për dy-tri ditë si mysafirë të mitë. Të udhëtosh është të mësosh! Unë jam duke punuar tani që të bëj përzgjedhjen e bashkudhëtarëve të mi. Do të jenë disa kritere, të cilat do t’i prezantoj më vonë. Çështja e vizave, do të zgjidhet, besoj.”

priv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu