Doni vizë për në SHBA? Ambasada jep lajmin e mirë, ja çfarë ju duhet

Një lajm i mirë nga Ambasada Amerikane në vendin tonë për gjithë të interesuarit për vizë turistike në SHBA.

Ambasada njofton se nuk ka më nevojë të paraqisni një garanci në intervistën tuaj turistike.

“Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj”- njofton ambasada.

Njoftimi nga Ambasada 

Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu