Dua Lipa publikon imazhe nga prapaskenat e xhirimit të klipit “New Rules” (VIDEO)

Dua Lipa ka publikuar ditë më parë projektin më të ri muzikor.

“New Rules”, titullohet kënga më e re që e ka shoqëruar me një videoklip, i cili u mirëprit prej fansave duke u shikuar mbi 12.3 milionë herë në YouTube.

Por, shumë pak dihet për prapaskenat e realizimit të videos dhe me sa vështirësi është xhiruar videoklipi i mrekullueshëm i Lipës.

Megjithatë për të shuar kureshtjen e fansave u përkujdes këngëtarja shqiptare, e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet që është marrë me sekuenca të shkurta gjatë xhirimit të klipit.

Ajo ka pohuar se ishte “çmenduri të ecish me take në një sasi të vogël të ujit në pishinë, por mos e provoni të veproni njëjtë në shtëpi”.

E regjisori i videoklipit, Henry Scholfield ka pohuar se “ideja e ecjes në ujë është koreografia më e mirë pasi që do të duket e mrekullueshme”.

Ndryshe, ky nuk do të jetë videoklipi i fundit i Duas pasi që do të sjell edhe disa të tjera në kuadër të këngëve që ka nxjerr me albumin e parë që ka dal në shtije në muajin qershor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu