Dyvjeçarja shqiptare ka një kërkesë jo të zakonshme për babain e saj (VIDEO)

Një familje e tërë në Prishtinë janë adhurues të makinave për shumë vjet rresht, duke përfshirë edhe vajzën e tyre e cila është vetëm dyvjeçare. Kërkesa e saj nuk është aq e zakonshme për një fëmijë të moshës së saj.

Familja e saj ka histori mbi 30 vjeçare me modelet e ndryshme të makinave të Renault, një prej të cilës tani e posedon edhe babai i vogëlushes në video.

Por siç shihet edhe në këtë video, të rriturit e kësaj familje kosovare nuk janë të vetmit që janë të apasionuar pas veturave dhe shpejtësisë.

Pronari i një modeli të ri të Renault Megane GT 205 HP (Horsepower), e ka dëshmuar edhe me video që përveç tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes, është edhe vajza e tij e vogël dy vjeçare ajo e cila e adhuron veturën e babait dhe shpejtësinë të cilën e ka ajo.

Në fakt, në video shihet vajza e vogël e cila kërkon prej babait të saj, i cili është duke e vozitur modelin e ri të Megane me 205 kuaj-fuqi që ta rrisë shpejtësinë dhe nivelin e nxitimit të veturës, në mënyrë që ajo ta shuajë nevojën e saj për shpejtësi gjatë vozitjes me babain.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu