E DHIMBSHME/ Kjo është nëna 29-vjeçare që u dogj sot në ashensor (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, pasi një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Freskut, pranë Thesarit dhe për fat të keq një nënë e re humbi jetën.

“Panorama” sjell foton e viktimës, e cila humbi jetën si pasoje e zjarrit ne pallatin ku banonte.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, zjarri ka rënë në kabinën e ashensorit dhe flakët kanë djegur kabujt e tij, brenda të cilit ndodhej një grua e cila është gjetur e pajetë.

Bëhet e ditur se emri i viktimës, është Drilona Durici. Trupi i saj është karbonizuar nga flaket.

29-vjeçarja ka qene duke hyre për ne banese kur ra zjarri, pasi kishte bere pazar dhe ne dore kishte çantat me ushqime. Mësohet se gruaja ishte e martuar dhe me një fëmije, teksa bashkëshortin e kishte ne Gjermani.

Gjithashtu banore te tjerë rrezikoheshin nga tymi dhe asfiksia.
Mendohet që një shkarkesë elektrike shkaktoi zjarr, i cili u ndihmua nga vajrat lubrifikante të ashensorit, që i ndezën flakët menjëherë, pa i dhënë mundësi viktimës të përpiqej të dilte prej andej.

Ashensori kishte një depozitë të madhe vaji, i cili ra menjëherë në kontakt me zjarrin. Tymrat e shumtë të dalë nga ky zjarr bllokuan pothuaj të gjitha shkallët e pallatit 8-katësh, që vuri në panik të gjithë banorët që ndodheshin në apartamente, shkruan “tch”.

Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe evakuuan banorët e pallatit, teksa bene te mundur shuarjen e zjarrit rreth orës 10:45. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu