A e dini pse do të duhej të hapnit derën e veturës me dorën e djathtë? (VIDEO)

Nëse jetoni sidomos në qytete, ju e dini se çfarë lloj rreziqesh ekzistojnë, sidomos për shoferët, pavarësisht nëse ata janë në një makinë ose në një biçikletë.

Shpesh ka ndodh kur çiklistët, duke tentuar të futen përmes veturave në komunikacion, përplasen me dyert e hapura të veturave.

Për shembull, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vetëm në Çikago, gjatë çdo dite të vitit 2011 kishte ndodhur një aksident i ngjashëm.

Dhe çfarë të bëjmë që këto aksidente të mos përsëriten?

Për të arritur këtë, ekziston një lëvizje, e cila po promovohet sidomos në Holandë, e cila mund të shpëtojë jetë të panumërta – dhe e gjitha që kërkohet është që dera e makinave të hapet me dorën e djathtë.

Kjo këshillë vjen nga Holanda.

Në qoftë se ju uleni në vendin e shoferit, derën do ta hapnit me dorën që nuk është më afër saj, që do të thotë me të djathtën. Kështu do të duhej që detyrimisht të ktheni paksa trupin, të shikoni në retrovizor sepse do të ishte në linjë me ju – me çka edhe do të shihnit biçiklistin i cili vjen në drejtimin tuaj, dhe ndoshta do të mund të parandaloni aksidentin. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu