A e dini sa miliona euro i fitoi Anthony Joshua?

Anthony Joshua ka triumfuar në boksin profesionist për peshat e rënda kundër Wladimir Klitschkos.

Ky i fundit është gjendur tre herë në ‘knock-down’ në raundin e 11 dhe me këtë rast gjyqtari kryesor ka ndërprerë meçin.

Por, a e dini se sa para i ka fituar 28-vjeçari britanik me triumfin kundër ukrainasit 41-vjeçar, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që shkruan gazeta britanike “The Telegraph”, Joshua ka fituar sonte plotë 18 milionë euro.

Ndryshe, Klitschko ka zbuluar se në parakontratë mes këtyre boksierëve para shihet edhe një duel tjetër, por se kjo i mbetet në duar britanikun nëse do të zhvillohet mes tyre. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu