A e dini se ku shkojnë jashtëqitjet e bëra në aeroplan? (VIDEO)

Ka shumë gjëra që nuk e dimë me saktësi se si funksionojnë. Ta zëmë, guaska e zakonshme e tualetit nëpër shtëpitë tona i largon mbetjet përmes ujit dhe i dërgon në sistem të kanalizimit. Por, në aeroplane të udhëtarëve ky sistem nuk mund të jetë i njëjtë.
Tualeti i aeroplanëve modernë ishte shpikur nga James Kemper më 1970.

Më parë, pasagjerët ishin të detyruar që jashtëqitjet t’i bënin brenda një kove të zakonshme nëpër banjo të aeroplanëve.

Sistemi vakuum i Kemperit së pari u nxor në përdorim në aeroplanët Boeing më 1982.

Kur pasagjerët shtypin një buton të posaçëm, përmes vakuumit pneumatik i merr dhe i izolon mbetjet brenda një sistemi të mbyllur të jashtëqitjeve.

Megjithatë, përkundër gojëdhënave, piloti nuk e ka mundësinë të lëshojë mbetjet njerëzore direkt nga ajri, por sistemi pastrohet kur aeroplani të ketë ateruar në tokë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu