E frikshme, krokodili gllabëron nga koka kujdestarin e kopshtit zoologjik (VIDEO)

Pamjet e tmerrshme kanë dalë në dritë duke treguar momentin kur një krokodil mbërthen kokën e një kujdestari të kopshtit zoologjik, para se ta vërvisë keq atë nga njëra anë në tjetrën, ndërsa ai klith në agoni.

Video u xhirua të dielën e kaluar duke treguar një njeri duke kryer në një nga shfaqjet famëkeqe të krokodilit në Tajlandë, për një grup të vogël njerëzish në ishullin turistik të Ko Samui.

Në video, kujdestari gjunjëzohet para një krokodil i cili qëndronte shtrirë në pritje me nofullat e hapura.

Krokodili qëndron pa lëvizur ndërsa kujdestari kryen ushtrimin e tij me dy shkopinj druri për spektatorët.

Burri i guximshëm vendos të vështirsojë pak ushtrimin duke i vendosur shkopin në njërën anë dhe duke futur tërë kokën brenda gojës së krokodilit të palëvizshëm.

Ai e mban pozicionin e tij për dhjetë sekonda përpara se krokodili befasisht t’i shtrëngojë kokën me shumë forcë.
Britma të tmerrshme dëgjohen, ndërsa publiku shikon i tronditur./Shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu