E humbi kuletën para 14 vitesh, e gjen në mënyrën më të pazakontë të mundshme (FOTO)

Një gazetar nga Londra, Tim Burrows e kishte humbur kuletën e tij në një festival leximi në vitin 2003, dhe këtë javë ka marrë një mesazh nga njeriu që e kishte gjetur atë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ai që e kishte gjetur kuletën i kishte thënë Timit se ai dhe shokët e tij e kishin gjetur kuletën e tij.

Dhe po sipas tij, ata me paratë e gjetura në kuletë, çdo vit kishin shpenzuar nga 10 funte për të blerë pije për lojën e quajtur ‘The Timothy Burrows Challenge’.

E Tim vendosi që të shpërndajë bisedën me njeriun që i kishte gjetur kuletën.

“U kontaktova nga një njeri që e gjeti portofolin tim në vitin, mori 10 funte për të blerë pije dhe zhvilloi një konkurrencë të pijes për të më ‘nderuar’ mua”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu