E keni ditur se çfarë papastërtie mblidhet në ulëset e trenit? (VIDEO)

Organizata që merret me të drejtat e konsumatorit, e ka realizuar një eksperiment në trenat nëntokësor në Londër, për të parë se sa të papastra janë ulëset.

Siç mund të shihni në videon e postuar më poshtë, kur karrigia goditet me çekan, prej aty del nja sasi e madhe pluhuri që është mbledhur me kohë, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, tregohet për rrezikun që mund të kenë këto hapësira, sepse lirojnë shumë mikrobe që sjellin sëmundje të ndryshme.

Sipas kësaj, del se ulëset pastrohen vetëm një herë në gjashtë muaj, kurse në të shumtën e rasteve kjo ndodhë vetëm një herë në vit.

Fajin për këtë, e kanë edhe udhëtarët të cilën i vendosin këmbët në karrigen përballë, lënë gjësende të papastra, si dhe teshtijnë e kolliten pa e vendosur dorën.

“Jo që nuk do të ulem, po as të marr trenin për të shkuar në punë. Ecja është e shëndetshme dhe na mbron nga kjo papastërti”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu