E kush nuk e mban mend Gjinon, dhëndrin 14 vjeçar? Ja si duket sot

Kush nuk e mban mend Gjinon tek filmi “Përrallë nga e kaluara”?
Me shumë siguri të gjithë e mbajmë mend e me shumë siguri pjesa më e madhe jemi rritur me atë film, i cili dhe sot është një ndër filmat më të realizuara të kinematografisë shqiptare.

Gjino dhe Marigoja, dy personazhet kryesore kanë qëndruar gjatë në batutat tona dhe sot pas shumë vitesh realizimi, qëndrojnë të freskët në memorjen e kinematografisë,

Por 14 vjeçari Gjino tashmë është i rritur dhe nuk ka nevojë ta martojë dikush.

Gazeta Dita sjell disa fotografi të aktorit Admir Sorra duke festuar këto ditë me një grup miqsh dhe familjarësh.

Ai ishte 12 vjeç kur luajti rolin e 14 vjeçarit Gjino në filmin e mbështetur në komedinë e Çajupit shndërruar në një vepër kinematografike të pavdekshme nga Dhimitër Anagnosti.

Marigoja që lufton në emër të dashurisë së vërtetë dhe Gjinoja që duhej të rritej për “të kapur fiqtë” janë dy personazhet e filmit që fitoi çmimin e parë në Festivalin XV Ndërkombëtar të Filmave të Europës Lindore në Bondy France në 1990./Shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu