E martuan 8-vjeç, vajza humb jetën natën e parë të martesës (FOTO)

Martesat me fëmijë janë akoma një plagë në shumë shtete të botës. Një vajzë 8 vjeçare në Jemen ka ndërruar jetë natën e parë të martesës së saj nga një hemoragji e brendshme.

Vogëlushja është martuar me një burrë gati 5 herë më të madh se vetë ajo. Në Jemen vajzat e vogla martohen me burra të moshuar dhe kjo është një praktikë e këtij vendi.

Nusja 8 vjeçare ka ndërruar jetë psi kishte marrë plagë të rënda gjatë kryerjes së aktit seksual, të cilat e çuan atë drejt vdekjes pikërisht në natën e parë të martesës.

Në vitin 2010 një vajzë 12 vjeçare ka vdekur në maternitet duke u përpjekur të sillte në jetë fëmijën e sja. Incidentet e tilla shënojnë një numër shumë të madh pas ¼ e popullsisë martohen para moshës 15 vjeç. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu